Vllasi: Do të jem ambasador në Mal të Zi
Prishtinë - Ish-funksionari kosovar, avokati Azem Vllasi, në një prononcim për televizionin “Palma Plus”, ka deklaruar se ai do të jetë ambasador i Republikës së Kosovës në Mal të Zi. "Po, do të jem. Vetëm se, mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk janë vendosur marrëdhëniet në atë nivel”, ka thënë Vllasi i pyetur nëse do të zgjidhet ambasador i Kosovës në Mal të Zi.