Ivanoviq: Institucionet serbe në Kosovë nuk do të shuhen

Duke vlerësuar se zgjedhjet janë të rëndësishme për të gjithë serbët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse jetojnë ne jug apo veri të Lumit Ibër, Ivanoviq ka thënë se “nënshkrimi dhe mbajtja e tyre duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 1244”.
Andaj, ka shtuar ai, Serbisë i duhet ndihma e misioneve ndërkombëtare, në mënyrë që zgjedhjet të realizohen teknikisht.
Ivanoviq ka kujtuar se Serbia, nga vitit 1999, “me ose pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare, ka mbajtur të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë”.
“...por, zgjedhjet lokalet nuk i kemi mbajtur deri në vitin 2008. Këto janë elemente, të cilat tregojnë se mundësitë tona teknike do të jenë faktorë që do të ndikojnë në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.