Ivica Daçiç: Thaçi nuk thotë të vërtetën
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se është i pasaktë interpretimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se me marrëveshjen në Bruksel pranohet pavarësia e Kosovës.
“Këto janë gënjeshtra me të cilat shërbehen shqiptarët e Kosovës, të cilët opinionit të tyre publik dëshirojnë tu thonë se kanë fituar në këto negociata, ka thënë Dacic për RTS.
Edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se marrëveshjen për propozimin, Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
“Nuk biem pre e trillimeve të Hashim Thaçit. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe peshën e madhe të përgjegjësisë që ne kemi për të ardhmen e Serbisë dhe tërë popullit tonë. Në këtë moment, ky ishte maksimumi që kemi mundur të nxjerrim për njerëzit tanë në Kosovë “, ka thënë Vuçiç për Novosti.