E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA arrestohet nje nga atentatoret e maratones se Bostonit

Një nga të dyshuarit për atentatin në maratonën e Bostonit është arrestuar ndërsa i dyti është ende në arrati. Të dyshuarit ët cilët janë pëprlasur me forcate policisë në Uotërtaun, në periferi të Bostonit, kishin me vete bomba në tenxhere me presion dhe janë përpjekur tua hedhin agjentëve të policisë. Por sipas dëshmitarëve okularë nuk kanë mundur ta bëjnë. Arrestimi ka ardhur si pasojë e një operacioni të policisë pas të shtënave në Institutin e Teknologjisë, ku gjatë natës ka gjetur vdekjen nëj agjent policie. Ky i fundit kishte ndërhyrë pas një sinjalizimi për prishje të rendit publik. Ai është qëlluar disa herë dhe ka ndërruar jetë në spital. Kërkimet e policisë më pas janë përqendruar në Uotertaun, në qendër të qytetit ku në aksion kanë marrë pjesë me dhjetëra policë dhe agjentë të Rojeve Kombëtare. Pas shkëmbimit të zjarrit një nga të dyshuarit ëshët arrestuar, ndërsa i dyti është ende në kërkim. Ngjarja vjen tre ditë pas sulmit në maratonën e Bostonit ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën më shuëm se 170 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›