E Martë, 3 Nëntor 2026

Izmir Smajlaj zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Izmir Smajlaj është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Ish-atleti i famshëm kuqezi është zgjedhur në krye të kësaj Federate, ku në fund konkurroi i vetëm, pasi rivali i tij, Taulant Stërmasi, ish-presidenti i Federatës, u tërhoq nga gara.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore ishin të pranishëm përfaqësues të KOKSH dhe zv.ministri i Sporteve, Endrit Hoxha. Izmir Smajlaj merr në këtë mënyrë një mandat 4-vjeçar për të drejtuar Federatën e Atletikës.

Në këtë Asamble u votua edhe për kryesinë e Federatës së Atletikës, e cila do të përbëhet nga Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj, ndërsa vihet re mungesa e atletes së famshme, Luiza Gega.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›