E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA play-off/ Golden Stejti eliminon Hjustonin, Pacers befasojnë Cavaliers

Nata mes së dielës dhe të hënës solli elimimin e Hjuston Rockets. Në takimin e shtatë ekipi i Golden Stejti gjeti një hero të ri pasi Badi Hield ishte autor i 33 pikëve në fitoren me shifrat 89-103 përballë ekipit teksan. Për vendasit ndeshja dinjitoze e bërë nga Amen Tompson (24 pikë) dhe Alperen Sengun (21 pikë) nuk mjaftoi duke i dhënë kështu lamtumirën turneut. Më tej kalojnë Ëarriors, të cilët i pret Minesota pëër të luajtur gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit.

Në Lindje seria mes Indianës dhe Klivelandit ka nisur me befasi pasi ishte ekipi nga Indianapolis ai që mori avantazhin e serisë falë triumfit me shifrat 112-121.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›