E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis procesi kunder Ramush Haradinajt por shqiptaret jane skeptike per rihapjen e gjykimit

Ne hapje te procesit te ri gjyqesor kunder ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj para Tribunalit te OKB-se per ish-Jugosllavine Prokuroria e akuzoi 43 vjecarin Haradinaj per vrasje dhe tortura. Krimet jane kryer pa marre parasysh perkatesine etnike ndaj serbeve dhe romeve te Kosoves tha prokurori Paul Rogers te enjten pasdite ne Hage. Gjate luftes se Kosoves ne vitet 1998 dhe 1999 krahas dhunes se justifikuar jane perdorur edhe mjete te kunderligjshme u tha. Haradinaj dhe dy te akuzuar te tjere e ndoqen leximin e aktaakuzes me pamje te qete. Po sivleresohet ne Kosove procesi i ri kunder Haradinajt

Vendimi qe Ramush Haradinaj njeri nje nga komandanet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe ish-kryeminister i Kosoves do te dale serish para Tribunalit te Hages per krime lufte per Ish-Jugosllavine i ka shokuar dhe zhgenjyer shume shqiptare te Kosoves. Haradinaj akuzohet per krime lufte si vrasje trajtim cnjerezor dhe tortura kunder civileve dhe te burgosurve te luftes gjate luftes se Kosoves ne vitet 1998 dhe 1999.

Por shumica e njerezve ne Kosove nuk i besojne argumentat e gjykatesve se tani ka evidenca te reja dhe kane dale deshmitare te rendesishem te cilet e bejne te nevojshem nje proces te dyte gjyqesor ne Hage. Njehere i pafajshem gjithmone i pafajshem thone ata. Rihapja e procesit eshte thjesht nje gjest politik ndaj Serbise per te krijuar pamjen e objektivitetit te vendimeve gjyqesore nderkombetare thone ne Kosove. Kjo sepse ndaj viktimave nuk mund te aplikosh te njejtat standarde si ndaj agresoreve.

Drejtesi per te gjithe

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thomas Brey shefi per Ballkanin i DPA

Thomas Brey drejtor per Ballkanin i agjencise gjermane te shtypit dpa ka ndeshur pikepamje si te shqiptareve te Kosoves edhe ne disa vende te tjera te ish-Jugosllavise. Ai kujton qe ne lufterat ne ish-Jugosllavi serbet qe kishin vene nen kontroll Ushtrine Popullore Jugosllave ushtrine e katert per nga madhesia te Evropes ne ate kohe kane kryer shume padrejtesi e krime.

bdquoCeshtja me rendesi thelbesore megjithate qe duhet shtruar ne rastet e Kroacise Bosnjes ose Kosoves eshte nese viktimat ndash shqiptaret ne kete rast- kane prej krimeve serbe justifikimin qe te kryejne te gjitha llojet e akteve te denueshme dhe te mos perballen me gjykime penale thote Brey. bdquoPor kjo nuk mund te funksionoje nese ne palen shqiptare ka pasur krime individuale atehere ato duhet te denohen gjithashtu pa dyshim.

Per Behxhet Shalen kryetarin e Keshillit per Mbrojtjen e Lirive dhe te te Drejtave te Njeriut ne Kosove shqiptaret e Kosoves jane pa ngurrim te gatshem qe krimeve tu vene emrin qe kane dhe ti denojne ato ne gjyq. Por problemi i vertete sipas Shales eshte te sistemi nderkombetar i drejtesise i cili i zgjedh ne menyre selektive ata qe nxirren para gjyqit. Ne Kosove mbeshtetet parimisht denimi ne gjyq i krimeve kunder serbeve romeve dhe minoriteteve te tjera dhe kerkimi i llogarise pergjegjesve. Por ai kerkon qe bdquopara gjyqit te nxirren edhe ata qe kane kryer krime kunder shqiptareve. Drejtesia duhet te jete e barabarte per te gjithe.

Haga po e humbet shkelqimin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Sllobodan Milloshevic

Vendimet e gjykatave nderkombetare veshtrohen dendur me skepticizem ne Kosove. Kjo megjithese menjehere pas luftes institucionet nderkombetare gezonin besimin absolut te shqiptareve te Kosoves. Nderkohe ne Kosove eshte krijuar pershtypja se Tribunali i Hages per krime lufte ndikohet shpesh nga politika. Kjo pershtypje eshte perforcuar nga deklaratat qe kane bere pas largimit nga posti ish-kryeprokuroret e Tribunalit Louise Arbour dhe Karla del Ponte. Ato kane folur per presione politike jo vetem nga palet e prekura por edhe nga SHBA BE etj.

Kjo pershtypje u krijua gjate gjyqit kunder Sllobodan Miloshevicit i cili u cua vetem deri ne gjysme per shkak te zvarritjeve te shumta thote gazetari dhe anetari i Klubit per Politiken e Jashtme ne Prishtine Ardian Arifaj. Pasoi pastaj gjykimi i ish anetarit te UCK-se Fatmir Limaj i cili pas arrestimit u lirua dhe qe sot eshte nder politikanet kryesore te Kosoves. bdquoPor edhe procesi i pare gjyqesor kunder Haradinajt u prit me rezerva shton Arifaj. Kryeprokurorja e asaj kohe e Tribunalit Karla del Ponte tha se ajo dyshonte qe deshmitaret jane kercenuar.

Drejtesi nga lart ndash poshte

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ardian Arifaj Klubi per Politike te Jashtme

Arifaj flet per deshiren e shume shqiptareve te Kosoves qe gjykatat te nxjerrin para gjyqit ekzekutuesit ata qe i kane lyer duart me gjakun e shqiptareve. Kjo megjithate nuk eshte parashikuar ne Tribunalin e Hages per Krime lufte. Atje te akuzuarit gjykohen ne baze te hierarkise se postit qe kane pasur kur kane dhene urdherat per krime lufte. Ai qe ka mbajtur pergjegjesine me te larte merr edhe denimin me te larte dhe jo ushtaret e thjeshte qe kane zbatuar urdherat.

Pajtim per paqe

Sqarimi i krimeve te luftes ne Kosove nuk ecen me ritmin e duhur ose mbetet ne vend ankohen perfaqesuesit nderkombetare. Shume procese gjyqesore nuk kryhen pasi zhduken dendur deshmitaret kryesore.

Kercenimi i deshmitareve dhe eleminimi i tyre eshte per fat te keq nje fenomen i perhapur ne shume vende ballkanike. Ne Serbi p.sh. gjate proceseve gjyqesore kunder organizatoreve te vrasjes se Zoran Xhinxhicit dhe kunder Klanit te Zemunit u eleminuan shume deshmitare te akuzes.

Behxhet Shala nga Keshilli per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut ne Kosove e konfirmon renien ne Kosove te gatishmerise se deshmitareve per te deshmuar. bdquoDeshmitare kryesore jane vrare ose kane humbur jeten ne rrethana te pasqaruara thote Behxhet Shala. bdquoPo pergjegjesia per kete bie te nderkombetaret qe nuk kane bere asgje per ti mbrojtur te ashtuquajturit deshmitare te mbrojtur. Nderkombetaret u kane premtuar shume para deshmitareve identitete te reja dhe largim ne vende te treta. Por asgje nga keto premtime nuk kane zbatuar. Sqarimi i krimeve te luftes mbetet megjithate shume i rendesishemsepse kur nuk ke sqaruar te kaluaren nuk mund te kesh as te tashme dhe as te ardhme ne paqe thote Behxhet Shala nga Keshilli per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut ne Kosove.

Autor Auron Dodi

RedaktorEsat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›