Izolimi i veriut, moti “ndihmon” qeverinë!

Puna për hapjen e rrugëve ka vazhduar, ndërsa në izolim janë ende edhe rreth 20 komuna, nga 60 që kishte gjithsej ditët e mëparshme, tre javë që kurse nisën reshjet e shumta të dëborës.
Numri më i madh i komunave të bllokuara janë në Qarkun e Kukësit, por edhe në Dibër si dhe në Shkodër. Nga ana tjetër, atë që s’po e bëjnë dot autoritetet me mjetet e tyre, por bën moti, pasi rritja e temperaturave ndikon në shkrirjen e dëborës.
Në Qarkun e Kukësit, të bllokuara janë ende 8 komuna malore, ndërsa në komunat e tjera qarkullohet me vështirësi, ku përdorimi i zinxhirëve është domosdoshëm. "Ende po punohet për rihapjen e aksit rrugor Kukës-Peshkopi, ku po punojnë 3 mjete, në aksin Kukës-Shishtavec, ku punojnë 2 mjete dhe deri tani rruga është hapur deri në afërsi të fshatit Novosej. Po ashtu ende nuk është i kalueshëm segmenti Kam Tropojë- Bajram Curri, segmentin Krumë-Bajram Curri", bëri të ditur përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Ende janë të izoluara komunat e Shishtavecit, Kalisit, Arrnit dhe Grykë Çajës në rrethin e Kukësit si dhe komunat e Lekbibajt, Bytyçit dhe Margegajt në rrethin e Tropojës.
Deri tani janë rihapur akset rrugore rurale Rruga nacionale-Kolsh, Rruga nacionale -Shtiqën, Aeroport- Domaj, Fushë Dukagjin-Surroj si dhe aksi rrugor që lidh komunën Ujmisht me rrugën nacionale. Ndërsa në Qarkun e Shkodrës janë të bllokuara 9 komuna, 5 prej të cilave janë në Pukë, teksa pjesa tjetër janë ato të Malësisë së Madhe, në Dukagjin dhe në Vermosh.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë transportuar me anë të helikopterit një sasi medikamentesh në zonën e Dukagjinit, si dhe të Vermoshit. Një tjetër ndërhyrje nga helikopterët e forcave të ushtrisë, ka qënë në zonën e komunës së Shalës, ku është bërë i mundur evakuimi i dy punonjësve te Hidrocentralit të Ndërlyses, të cilët prej më shumë se dhjetë ditësh ishin të izoluar në godinën e tyre të hidrocentralit duke pasur problem kryesisht me ushqimet. Ndërkaq, nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve, si dhe e Mirëmbajtjes e Rrugëve Rurale, bëhet e ditur se është duke u punuar për hapjen e segmenteve në akset rrugore komunikuese të komunave me akset kombëtare.
Po kështu, në bashkëpunim edhe me forcat të armatosura, të cilat kanë vënë në përdorim mjetet e tyre, po punohet për hapjen e akseve rrugore në komunën e thellë malore të Kelmendit në rrethin e Malësisë së Madhe, ato të zonës së Dukagjinit, Shalë, Pult, Shosh, Shllak, si dhe në komunat e rrethit Pukë, Iballë, Blerim, Qelëz dhe Fierzë.
Në Dibër, të bllokuara janë komunat Kala e Dodës Selishtë, Lurë, Zall Reç si dhe Ostren. /S.Ll/Start/
2012-02-19 16:10