E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, rrezik shembje për dhjetëra banesa

DIBËR- Një pjesë e mirë e banesave në komunat Shupenzë, Gjoricë dhe Zerqan në Qarkun e Dibrës përbëjnë rrezikshmëri për jetën e banorëve si pasojë e sasisë së madhe të dëborës.

Një tërmet i rënë dy vite më parë ka sjellë dëmtimin e këtyre banesave, të cilat edhe pse u cilësuan të pabanueshme, ende janë streha e dhjetëra familjeve për shkak të mos shpërndarjes së fondit të dëmit.

“Kanë qenë shumë shtëpi të dëmtuar, tani me gjithë këtë situatë të keqe të krijuar nga bora, rrezikohen shumë familje, ka shumë çati të prishura”, tha kryetar i komunës Gjoricë, Vebi Gjeka.

Dëbora në komunat Shupenzë, Gjoricë dhe Zerqan arrin deri në 1,5 metër.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›