E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Uganda nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka thënë sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës dhe se as nuk e ka “ndërmend ta bëj një gjë të tillë”. "Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Oryem Henry Okello, ma ka thënë konfirmuar këtë sot, direkt mua”, ka thënë Jeremic për “Tanjug”.

"Është e mundur që janë korruptuar disa njerëz të afërt me autoritetet e këtyre vendeve, por nuk ka pasur asnjë ndryshim në vendimin e tyre për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”.

Sipas tij, ky është edhe një tentim i “mashtrimit” nga ana e Prishtinës, “siç kanë bërë me Nigerinë dhe Republikën Qendrore Afrikane”. Ai thotë se politikanët e Prishtinës janë nën presion ndërkombëtar, "që të heqin dorë nga qëndrimet e ngurta në dialog me Beogradin”.

“Kështu ata duan të tërheqin vëmendjen e opinionin të brendshëm ndaj këtyre fakteve jo të këndshme për ta”, tha ai më tej.
(m.a/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›