Izolimi, pritet nisja e ndihmave me helikopterë
Pritet te rinise sot shperndarja nga ajri e ndihmave per banoret ne zonat e izoluara nga bora. Duket se qetesimi per pak kohe i reshjeve te bores mund te jete favorizues per rinisjen e fluturimeve dhe vazhdimin e operacioneve për shpërndarjen e ndihmave.
Ne kuader te gjendjes se emergjences vijon edhe nderhyrja per zhbllokimin e rrugëve te izoluara nga dëbora.
Situata në zonat e thella te vendit vazhdon edhe të jetë kritike. Mijera banore jane prej dy javesh te bllokuar e pa asnje komunikim mes tyre, me rezerva te kufizuara ushqimore dhe me kerkesa per ndihma mjekesore, te cilat jo ne cdo rast kane qene te mundura.