E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat serbe: Referendumi në veri ka filluar

Vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zveçan dhe Zubin Potok janë hapur sot në orën shtatë të mëngjesit.

Mediat serbe raportojne se votimet në kuadër të referendumit në këto komuna me popullatë shumicë serbe në Kosovë, do të mbahen edhe nesër, ndërsa në Leposaviq, vetëm nesër.

Pyetja e referendumit është A i pranoni institucionet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës, ndërsa mundësia për përgjigje është po ose jo.

Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë thënë se ky referendum është jolegjitim.

Erhard Drevs, komandant i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka thënë se referendumi mund të provokojë dhunë nga ekstremistët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›