E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit e dhunon të moshuarën, arrestohet

Një person është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për grabitje me dhunë të të moshuare në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, në lagjen nr 10 të Korçës, dy persona të maskuar i kanë grabitur me dhunë një të moshuare 30 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra. Aleko Sholla, 31 vjeç, i cili u vu në pranga nga policia, dhe L.B., i shpallur në kërkim, kanë grabitur me dhunë banesën e një 60-vjeçareje, duke ushtruar dhunë mbi këtë të fundit.

Policia e Korçës bën të ditur se po vijojnë kërkimet për autorin e dytë të ngjarjes, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Korçës për veprën penale të Vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›