E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izolohet 17 vjecari, dyshohet per malarie

Sonila Isaku
Nje djale 17 vjecar nga Zallheri i Tiranes dyshohet se eshte prekur nga semundja infektive e malaries. Prej dy javesh i riu ndodhet ne nje gjendje jo te mire shendetesore nderkohe qe analizat qe pritet te vijne nga Italia pas nje jave do te vertetojne nese i riu ka ne trupin e tij kete infeksion. Mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" pohojne se situata nuk eshte alarmante per vete faktin se prevalence e perhapjes eshte shume e ulet.
Gjendja
Mjeket tregojne se rasti ne fjale eshte konsideruar relativisht i rende. Fillimisht 17 vjecarit i jane shfaqur edhe te zgjatura me nje temperature te larte. Pas analizave te para ka rezultuar se ne trupin e tij ndodhej nje virus qe shkaktonte keto probleme. "Ne sherbimin tone, gjate ekzaminimeve ka rezultuar nje infeksion i gjakut nga stafilokoku. Po keshtu, vazhdon puna per ekzaminimet e tjera te pacientit" ka pohuar Shefi i Sherbimit Infektiv, Dhimiter Kraja. Nderkohe qe mjeket te cilet jane duke ndjekur tastin tregojne se ai eshte sporadik dhe nuk perben problem. Sipas bluzave te bardha analizat e laboratorit te spitalit, por edhe ato te ISHP-se kane izoluar bakterin e kesaj patologjie infektive, por pritet nje rikonfirm i analizave nga laboratori i Romes, te cilat sipas mjekeve do te vijne ne Tirane, javen qe vjen. "Presim nje rikonfirmim te plote te diagnozes te infeksionit parazitar malarik edhe nepermjet asistences nga laboratori i Institutit te Shendetit Publik te Romes" thote Arjan Harxhi, mjek infeksionist.
Masat
Per bluzat e bardha rasti i djalit i cili dyshohet te kete malarien eshte sporadik nuk perben asnje rrezik per komunitetin pasi ai mendohet se eshte nje rast i importuar nga jashte. "Ky infeksion parazitar konsiderohet sporadik nje rast i vecuar. Nuk perben epidemic. Sipas treguesve qe ne kemi mund te jete i lidhur edhe me forme te importuar te semundjes dhe si i tille nuk paraqet probleme" tha Harxhi. Qe te infektohesh nga malaria duhet te ekzistoje vektori perkates, mushkonja e cila e mbart semundjen. Nga analizat e kryera ne ISHP dime qe Shqiperia nuk perben me rrezik prej ketij vektori, por kjo s'suhet te ule vigjilencen. Sistemi i alertit duhet te rrije zgjuar per te kapur ne cdo rast situata te tilla. Sipas shefit te spitalit infektiv, Dhimiter Kraja, rasti eshte i izoluar dhe po mjekohet, nderkohe qe pas tre ditesh pritet te analizohet situata shendetesore e tij.

C'eshte semundja e malaries
Malaria eshte nje semundje infektive serioze e cila perhapet nga pickimi i mushkonjave. Ajo perben nje problem shqetesues ne vendet tropikale. Nese udhetoni ne zona ku ekziston malaria, atehere duhet te merret informacion per keto zona dhe si duhet te mbroheni. Nuk ka asnje imunizim kunder malaries, por mjeku juaj do te jete ne gjendje per t'ju dhene keshilla ne lidhje me ilacet kunder malaries. Ilacet kunder malaries nuk sigurojne mbrojtje te plote dhe ato jane mjaft te veshtira te merren nga femijet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›