E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli: Banoret e Ballshit te vetizolohen

Instituti i Shendetit Publik prej dy ditesh eshte duke marre masa te vecanta ne qytetin e Ballshit pas shperthimit te epidemise nga uji i pijshem ku rreth 300 persona perfunduan ne spital. Drejtuesit e ISHP-se kane keshilluar banoret e kesaj zone qe te vetizolohen ne menyre qe te mos mundesojne perhapjen e virusit edhe tek personat te cilet jane te shendoshe dhe te paprekur. Sipes tyre, keta persona duhet te qendrojne larg femijeve dhe ushqimit te ketyre te fundit, po ashtu edhe ushqimit te te rriturve. Keshtu, personat e infektuar ne qytetin e Ballshit duhet te vetizolohen, pasi ata mund te behen burim infeksioni, per njerezit e tjere. Keshtu shprehet Alban Ylli, drejtori i Shendetit Publik, duke pohuar se fletepalosjet informojne qytetaret per rreziqet, qe sjell norovirusi, i cili tashme eshte konfirmuar qe eshte marre nga kontaminimi i ujit te ujesjellesit. "Atehere, termi izolim eshte shume i forte, ata duhet te vetizolohen, te perpiqen te mos kene kontakte me ushqimet, me femijet e vegjel, duhet te lajne shpesh duart. Produktet biologjike qe ata prodhojne duhet trajtuar me shume kujdes, sepse jane nje burim i mundshem infeksioni per te tjeret", thote Alban Ylli, Drejtor i Shendetit Publik. Gastroenteriti akut viral, njihet ndryshe me termin gripi i stomakut. Ai eshte nje semundje ngjitese dhe shperndahet shume shpejt. Disa nga keshillat e mjekeve, jane mbajtja e higjienes paster, nderkohe qe personat e infektuar nuk duhet te gatuajne deri sa simptomat e tyre te zhduken plotesisht, pasi ushqimi infektohet nga virusi dhe behet burim per te tjeret. Aktualisht ne qytetin e Ballshit, mengjesin e se premtes ka patur dhe rreth 10 persona te tjere me simptomat e norovirusit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›