E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon aksioni ne qytetin e Lezhes!

Eagle Mobile ka vijuar fushaten e aksionit te pastrimit te ambienteve ne qytete te ndryshme, me sloganin "Nje me Natyren". Drejtues te Eagle, zyrtare te larte te Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Mjedisit se bashku me mese 200 nxenes kesaj here ishin ne Lezhe ku pastruan 3 zona te ndryshme te qytetit duke dhene keshtu shembullin e tyre per te gjithe qytetaret.
Te pajisur me mjete pro-mjedisore per pastrimin, mbledhjen dhe grumbullimin e hedhurinave, te rinjte e shkolles se mesme "Hydajet Lezha" gjeten edhe mbeshtetjen e qytetareve lezhjane.
"Ne po punojme per te sjelle nje shembull per te gjithe, per nxenesit dhe kompanite e tjera ne treg. Pak muaj me pare Eagle Mobile dhe Grupi Calik me investimet ne Shqiperi kontribuoi per te minimizuar demet e nje fatkeqesie natyrore sic ishin permbytjet ne Shkoder dhe ne nje pjese te Lezhes. Jemi sot ketu per ta mbrojtur natyren nga pakujdesite njerezore. U bejme thirrje te rinjve shqiptare dhe jo vetem atyre te shkollave te mesme qe ta mbrojme ambientin" tha Ebru Demir, Drejtore e Divizionit te Kujdesit per Klientin ne Eagle Mobile.
Drejtues te Drejtorise Arsimore dhe asaj te Mjedisit ne qytetin e Lezhes Shpresa Hoxha dhe Edmond Ndreu shprehen kenaqesine per perfshirjen ne kete nisme. Ata falenderuan kompanine Eagle Mobile ndersa shprehen deshiren per shtrirjen e kesaj nisme edhe ne zona te tjera te rrethit te Lezhes. Znj. Hoxha theksoi se nje nisme e tille ka nje impakt te madh ne ndergjegjesimin e qytetareve.
Nderkohe, fushata e Majit per Eagle Mobile do te vazhdoje me tej edhe me vende te tjera si Vlora, Tirana (qender), Kamza dhe Pogradeci, ku do te marrin pjese me kontributin e tyre fizik edhe drejtues te kompanise krahas nxenesve te shkollave te mesme.
Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 si "Vit te Mjedisit" per kompanine. Projekte te ndryshme si mbjellje pemesh, restaurim parqesh, krijimi i parqe te lojerave per femije dhe fushata sensibilizimi jane ndermarre nga Eagle.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›