E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, 6 të vdekur nga disa shkëmbime zjarri

Ngjarjet e rënda nisën kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një autobusi izraelit që po udhëtonte në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Zyrtarët thanë se dy automjete të tjera u qëlluan - njëri nga një raketë ndërsa tjetri nga një pajisje shpërthyese - dhe se disa prej personave të armatosur vdiqën në një tjetër shkëmbim zjarri.

“Ishte një incident i rëndë që cenoi sovranitetin e Izraelit dhe izraelitëve. Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha kryeministri Benjamin Netanjahu.

Zyrtarët izraelitë thanë se personat që qëlluan erdhën nga Rripi i Gazës dhe hynë në Izrael përmes shkretëtirës së Sinait në Egjipt.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-18 17:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›