E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kriza godet rëndë edhe arsimin jopublik në vend

ATHINË - Një numër i madh i vendeve në shkollat private në Greqi do të mbeten të zbrazëta këtë vit, pasi mijëra nxënës po i braktisin këto institucione arsimore për shkak të krizës që ka përfshirë vendin.
Regjistrimet në shkollat jopublike kanë rënë me 25 për qind në tre vitet e fundit, ndërsa këto institucione arsimore janë braktisur nga afro 17.300 persona.
Largimi nga shkollat private ndodh për shkak të tarifave të larta shkollore, ku një numër i madh i qytetarëve të klasës së mesme në Greqi nuk mund t'ua lejojnë vetes këto tarifa dhe preferojnë që fëmijët e tyre t'i dërgojnë në shkolla shtetërore.
Për këtë arsye, në vend janë mbyllur shtatë shkolla private, gjimnaze dhe kolegje dhe të njëjtin fat do të kenë edhe 20 kopshte për fëmijë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›