E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael: Testohet raketa që mund të sulmoj Iranin

Izraeli sot ka testuar raketën, për të cilën thotë se është e aftë të mbajë kokë atomike dhe të sulmoj Iranin.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për këtë test, por ka refuzuar të shpjegoj më tepër lidhur me sistemin e testuar.

Ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, ka lavdëruar testin raketor si një pikë kthese, duke thënë se ishte “një hap i rëndësishëm në raketat izraelite dhe progres në hapësirë”.

Korrespondenti i çështjeve ushtarake të Radios izraelite tha se ishte lançuar “raketa balistike”, term që në përgjithësi përdoret për raketa me rreze të gjatë veprimi, për bartje të kokave luftarake.

Testimi i sotëm u bë dy ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka paralajmëruar për “kërcënim të rëndë dhe direkt” për Izraelin, nga programi atomik i Iranit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›