E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, asnjë përgjegjës për vrasjen e 21 civilëve palestinezë

Avokati i përgjithshëm ushtarak i shkroi Grupit të të drejtave të Njeriut “B'Tselem”  të martën se ushtria i kishte dhënë fund hetimit të gjatë.

“Hetimi hodhi poshtë të gjitha pretendimet për çdo dëmtim me paramendim të civilëve, sikurse edhe nxitimin dhe pakujdesinë, apo neglizhencën kriminale”, citohet të ketë shkruar Major Dorit Tuval.

“RT” thotë se teksti i plotë i letrës është i disponueshëm në uebsajtin e grupit të të drejtave të njeriut.

Hetimi u fokusua në bombardimin e 5 janarit 2009 (gjatë ofensivës tri-javore në Gaza) në të cilën humbën jetën 21 civilë.

Dëshmitarët okularë thanë se me 4 janar 2009, trupat izraelite kishin urdhëruar rreth 100 civilë në distriktin Zeitun të hynin në shtëpinë që do të bombardohej të nesërmen.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-02 12:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›