E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të bllokojmë Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë”

I pyetur në lidhje me Timoshenkon, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerëelle deklaroi për “ZCF”-në se “ne gjermanët, themi se Marrëveshja e Asociimit BE-Ukrainë nuk mund të ratifikohet, në qoftë se kushtet e shtetit të së drejtës nuk përmbushen qartë”.

Marrëveshja e Asociimit mes BE-së dhe Ukrainës është nënshkruar me 30 mars, porse duhet të nënshkruhet tanimë edhe zyrtarisht nga vendet anëtare.   

Komponenti i saj tregtar do të mbulojë të gjitha fushat e shkëmbimit dypalësh: tregtinë e mallrave, duke përfshirë industrinë e ndërtimit të makinave, bujqësinë, shërbimet, investimet, lëvizjen e lirë të kapitalit madje edhe të personave, megjithatë kryesisht e kufizuar për udhëtimet e biznesit.
     
Westerëelle i kujtoi gjithashtu Kievit, se si anëtar i Këshillit të Evropës, kishte premtuar se do të kishte standardet minimale në lidhje me të drejtat e njeriut./Start/

                                                                                             2012-05-02 15:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›