Vrasja në Tiranë, dyshohet për hakmarrje

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 01.15’ në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Nikolin Doda, 42-vjeç, teksa mbetën të plagosur Uran Doda, 42-vjeç, i plagosur me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, si dhe Agron Doçi, 41-vjeç, dhe Ilmi Meta, 40-vjeç, të cilët ndodhen në spital.
"Gjatë ecurisë së hetimit me synim zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje, është duke u hetuar në disa pista ndërkohë që pista kryesore dyshohet të jetë për motive hakmarrje, pasi viktima në vitin 1997 ka kryer një tentativë vrasje me pasojë plagosjen e rëndë të një shtetasi. Për këtë ngjarje, viktima ka kryer dënimin nga viti 1997 deri në 2005 në qytetin e Lezhës. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur, pasi viktima njëherazi pronar i tavernës, ka qenë duke dalë nga lokali nën shoqërinë e miqve të tij, ku janë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre”, bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Aktualisht, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë për të zbardhur, dokumentuar dhe identifikuar autorët e ngjarjes. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët, teksa po zhvillohen hetime intensive. /Start/
2012-05-02 15:39