Papunësia në Eurozonë arrin shifra rekord

Norma e papunësisë në Eurozonën 17-kombëshe arriti në 10.9%, niveli më i lartë që prej krijimit të euros në 1999, tha “Eurostati”.
17.5 milionë persona po kërkojnë punë anekënd Eurozonës, 3 milionë prej të cilëve janë nën moshën 25-vjeçare.
Papunësia në Itali ka arritur nivelin më të lartë në këto 12 vitet e fundit, duke kapur shifrat e 9.8 %. Pas gjashtë muajsh rënie, papunësia në Gjermani u rrit nga 6.7% në 6.8% në muajin mars, treguan të dhënat zyrtare. Numri i gjermanëve të papunë është 2.87 milionë.
Po të marrim të gjithë Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe shtetet si Britania e madhe dhe Danimarka, norma e papunësisë ka arritur në 10.2 %.
/Start/F. P/
2012-05-02 15:06