Izrael dorehiqet ministri i Mbrojtjes Ehud Barak
Ministri i Mbrojtjes izraelit, Ehud Barak, ka njoftuar se do të lërë politikën pas zgjedhjeve të përgjithshme në janarin e ardhshëm, duke sjellë fundin e një karriere të gjatë ushtarake dhe politike të Izraelit.
Në konferencën për media në Jerusalem, Barak ka thënë se deshiron që të kalojë më shumë kohë me familjen.
“Kam vendosur të largohem nga jeta politike dhe të mos garoj në zgjedhjet e ardhshme. Do ta përfundoj mandatin tim si Ministër i Mbrojtjes, derisa sa të formohet qeveria e re, pas tre muajsh”.
Z. Barak ishte kryeministri i Izraelit në mes të 1999 dhe 2001.
Ai shërbeu në Forcat e Mbrojtjes Izraelite për 39 vjet, duke u bërë shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Barak ka shërbyer si Ministër i Punëve të Brendshme të vendit, Ministri i Jashtëm, Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes.
Ai mundi Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e 1999 të përgjithshme, ku premtoi për tërheqjen e trupave nga pjesa jugore e Libanit.
Njoftimi pason tetë ditë luftime ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, të cilat kanë marrë fund të mërkurën e kaluar, me hyrjen në fuqi të armëpushimit.