E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend ceremoni per 40 firmetaret e pavaresise

Mund të quhet ceremonia më e veçantë e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në këtë jubile të 100 vjetorit të Pavarësisë, nderimi që iu bë mbrëmjen e të hënës, 40 burrave që vendosën firmën e tyre në Aktin e Pavarësisë që shënoi themelimin e shtetit shqiptar.

Autoritetet më të lartë të shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës u pritën në hyrje të Kuvendit nga Kryetarja Jozefina Topalli.

Të parët që mbërritën ishin Presidenti i Repubblikës Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Kryeministri Berisha si dhe përfaqësues të familjeve të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë.

Gjatë adresimit të saj Kryetarja e Kuvendit Topalli, tha se "po të mos ishin atdhetarët që e deshën Shqipërinë pa hile ne nuk do të ishim këtu. Një komb një qëndrim është postulati ynë hyjnor”. Kryeparlamentarja Topalli në fjalën e saj e cilësoi jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë si kryefestën e shqiptarëve.

Një nderim i veçantë, tha zonja Topalli, i takon edhe atyre që 20 vjet më parë u çuan kunder terrorit komunist, ndërsa solli në fokus arritjet kryesore të vendit në këto 100 vite.

Më pas ceremonia vijoi me nderimin e 40 firmëtarëve të Pavarësisë ku familjarëve të tyre iu dorëzua botimi special i Kuvendit të Shqipërisë më aktet e themelimit të shtetit shqiptarë.

Patriotët e nderuar sot në Kuvendin e Shqipërisë Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919) Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917) Vehbi Dibra Agolli (1867-1937) Jorgji Karbunara - Bab Dud Karbunara (1842-1917) Elmas Boce  (1850-1925)  Qazim Kokoshi (1882-1945) Jani Minga (1872-1947)  Rexhep Mitrovica (1888-1960) Dhimitër Tutulani (1875-1937) Abas Dilaver (Çelkupa) (1850 – 1926) Shefqet Dajiu (1882-1946) Xhelal Koprencka (1876-1919) Hajredin Cakrani (1860-1940) Iljaz Vrioni (1882-1932) Murad Toptani (1867-1918) Luigj Gurakuqi (1879-1925) Spiridon Ilo (1876-1950) Thanas Floqi (1884-1945) Lef Nosi  (1873-1946) Nuri Sojliu (1870-1940) Ferit Vokopola (1887-1967) Ymer Deliallisi (1873-1944) Xhemal Deliallisi (1880-1941) Mustafa Merlika Kruja  (1887-1958) Abdi Toptani (1864-1942) Veli Harçi (1850-1914) Nebi Sefa (1861-1942)  Mit’hat Frashëri (1880-1949) Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957) Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949) Sali Gjuka (1876-1925) Dhimitër Berati (1888-1970) Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945) Dimitër Zografi (1878-1945) Pandeli Cale (1879-1923) Bedri Pejani (1885-1946) Qemal Mullaj (1881-1966) Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937) Aristidh Ruci (1875-1950)  Zyhdi Ohri (1872-1938) Sulejman Delvina (1884-1932)  Eshref FRASHËRI  (1874-1938) Mehmet Konica (1878-1948) Mbreti Zog i Parë, 1895-1961, Ahmet Zogu Ndoc Çoba (1870-1945) Hoxhë Kadri Prishtina, 1878-1925 Ali Riza Kolonja (1880-1930) Sotir Peci (1873-1932) Bajram Curri (1862-1925) Spiro Jorgo Koleka (1880-1940) Hysen Vrioni Hasan Prishtina ( 1873-1933) Isa Boletini ( 1864-1916) Naim Frashëri  Sami  Frashëri . (1850-1904) Abdyl Frasheri (1839-1892) Mehdi Frashëri (1874-1963)  Dedë Gjo Luli ( 1840-1915) Imzot Luigj Bumçi, 1872-1944 Elez Isuf Ndreu (1861-1924)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›