Izrael, ekstremët e djathtë presion Netaniahut
Tel Aviv- Dy partitë izraelite të ekstremit të djathtë mbështetës të kolonizimit të territoreve palestineze kërcënuan kryeministrin, Benjamin Netaniahu se do ta pengonin në krijimin e një mazhorance. Drejtuesi i listës së ''Bashkimit Kombëtar'', Yaakov Katz dhe shefi në radhët e partisë ''Vatra Hebreje'', David Herchkowitz theksuan se ''do të koordinonin përpjekjet e tyre për fituar koncesione politike dhe portofole ministrore nga Netaniahu''.
Pa mbështetjen e këtyre dy formacioneve, Netaniahu, nuk do të ketë më shumë se një maxhorancë, ndërkohë që ai shpreson që javën e ardhshme të paraqesë qeverinë e tij."Nuk jam i sigurt se Benjamin Netaniahu të ketë një maxhorancë, sepse ne kemi vendosur të bashkëpunojmë me partinë 'Vatra Hebreje'', theksoi Katz. Herchkowitz konfirmoi se ''dy formacionet kërkuan Ministrinë e Arsimit dhe Strehimit që ka një rëndësi të veçantë për vazhdimin e kolonizimit në Cisjordani dhe në lindje të Jeruzalemit''.
Sipas radios izraelite ''Lieberman do të emërohet ministër i Punëve të Jashtme. Partia e tij do të marrë gjithashtu Ministrinë e Drejtësisë dhe të Sigurisë së Brendshme''.