E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Akuza PD dhe PS-së

Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme, asaj të Tiranës dhe të gjithë grupit të prokurorëve që merret me hetimin e tragjedisë së Gërdecit, të përfundojnë sa më shpejt hetimet, për t’i çuar fajtorët e kësaj tragjedie, para gjykatës. “Por ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të thellohet në hetimet e saj, të thellohet te fenomeni Delijorgji, sepse fenomeni Delijorgji është fenomeni i korruptimit të klasës politike shqiptare. Fenomeni Delijorgji nuk është fenomeni që ka korruptuar vetëm Sali Berishën apo ministrat e Qeverisë së tij. Fenomeni Delijorgji duhet hetuar më thellë, sepse ai ka kohë që korrupton politikën shqiptare. Fenomeni Delijorgji ka mbushur Tiranën me ndërtime. Pra, fenomeni Delijorgji është një fenomen që ka korruptuar jo vetëm PD, por dhe PS dhe ish- ministrat e saj”-tha deputeti i LSI-së Dritan Prifti.

Më tej, Prifti tha se “zonja Topalli sot akuzoi vetëm PS apo Edi Ramën për lidhje të ngushta dhe korruptive me Delijorgjin, por Delijorgji është një fenomen që ka korruptuar thellë PD, qeverisjen dhe ministrat e saj, deri te Kryeministri, ashtu siç ka shembuj që ka korruptuar thellë dhe ish- ministrat e Partisë Socialiste dhe drejtues kryesorë të PS sot”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›