E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, emërohen dy zyrtarë për negociatat me Egjiptin

Kryeministri i deritanishëm izraelit, Ehud Olmert, emëroi dy zyrtarë për të zëvendësuar Amos Gilad, të cilin e ka pezulluar nga detyru e kryenegociatorit me Egjiptin lidhur me një armëpushim në Gaza. Këta dy zyrtarë janë Shalom Turjeman, këshilltar i Olmertit dhe kreu i Shin Bethit, shërbimi i sigurimit të brendshëm, Juval Diskin, i cili do të ngarkohet me çështjen e kontrabandës së armëve që kalon nga turnelet mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, njoftoi radioja shtetërore, citon AFP. Dje, një zyrtar i zyrës së kryeministrit ka njoftuar se Olmerti kishte vendosur ta "pezullonte Amos Giladin nga posti i negociatorit me Egjiptin, sepse nuk gëzon më besimin e tij", pas një interviste dhënë javën e kaluar në të përditshmen "Maariv".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›