SHBA,Sejdiu merr çmimin "Udhëheqës i shquar"

Universiteti Shtetëror i Arizonës i ka ndarë çmimin "Udhëheqës i Shquar Botëror" presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në praninë e udhëheqësve të universitetit, profesorëve, studentëve dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, çmimin e ndau zv/presidenti i Universitetit, Anthony Rock. Rock tha se ky çmim e vlerëson punën e shquar të presidentit të Kosovës si udhëheqës që ka ndihmuar në mirëkuptimin ndërkombëtar dhe kulturor.