E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, gatishmëri e lartë pas sulmeve të fundit

Frika e sulmeve të reja nga Hamasi ka barë që forcat izraelite të sigurisë të vendosen në gjendje të lartë gatishmërie.
Teksa Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Presidenti Palestinez, Mahmud Abas pritet të takohen në Uashington, një zëdhënës i policisë njofton se në Bregun Perëndimor janë vendosur patrulla shtesë.

Pak orë para fillimit të takimeve direkte, Netanjahu deklaroi se synon një "kompromis historik", që t'u mundësojë izraelitëve dhe palestinezëve një jetë në paqe dhe siguri teksa Abasi bëri thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Pas dy sulmeve në dy ditët e fundit, gjatë të cilëve u vranë katër izraelit dhe u plagosën dy të tjerë, shërbimet sekrete palestineze kane filluar të bashkëpunojnë me ushtrinë izraelite për kapjen e terroristëve.

"Shërbimet e sigurisë së Autoritetit Palestinez arrestuan qindra terroristë të Hamasit pas këtyre dy atentateve", tha një oficer izraelit duke përshëndetur bashkëpunimin izraelito-palestinez kundër Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›