Kacin: Vendet e Ballkanit janë pjekur për të hyrë në BE

Shtetet e Ballkanit aq shumë kanë përparuar dhe janë pjekur të kuptojnë se shpejtësia e afrimit në BE varet nga vet ata, konsideron raportuesi i BE-së për Serbinë, Jelko Kacin, në një intervistë duke analizuar deklaratën e presidentit slloven se BE nuk duhet të merret me Ballkanin.
Raportuesi në BE për Serbinë konsideron se deklarata e presidentit slloven Danillo Turk, është posaçërisht pozitive dhe për një pohim të tillë ka mjaft argumente.
"Për shembull: tre shtete që nga viti i kaluar kanë përmbushur gjitha detyrimet dhe kanë hequr vizat për shtetasit e tyre...Shtetet e rajonit bashkëpunojnë ndërmjet tyre gjithnjë e më mirë, sidomos në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", thekson Kacinin, i cili ka shtuar se ka edhe ngecje, por se Ballkani Perëndimor rrethohet nga shtete anëtare të BE-së dhe tani të gjitha këto shtete e kanë dhe e shohin të ardhmen e tyre në BE.
Ai shton se BE-ja "është shumë pak e vetëdijshme për rolin dhe rëndësinë e Turqisë" dhe se bën shumë pak për të parë realisht peshën e saj strategjike për BE-në dhe stabilitetin e rajonit të gjerë.
Kacin thotë se BE-ja duhet të zhvillojë partneritete strategjike edhe me shtete dhe ekonomi të tjera, ndaj të cilave një kohë të gjatë ka shikuar me mendjemadhësi.
"Koha është për ndryshime dhe njohje, si dhe kuptim të ndryshimeve që ndodhin para syve tanë, por që shumëkush ende nuk i sheh. E ardhmja kërkon përpjekje mendore, agresivitet intelektual dhe guxim politik po deshëm që Evropa e gjerë si kontinenti më i vogël edhe në të ardhmen të ketë ndikim në zhvillimet globale", ka vlerësuar Kacin.