E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, i burgosuri palestinez i jep fund grevës së urisë

Ministri izraelit i Drejtësisë tha se kishte vendosur t’i jepte fund “burgimit administrativ” të Khader Adnanit, porse ai do të qëndronte në paraburgim deri me 17 prill.

Adnani nuk ka ngrënë që prej muajit dhjetor, kur u arrestua në Bregun Perëndimor.

Ai besohej gjerësisht se ishte lideri i xhihadistëve, një organizatë të cilën Izraeli e ka përcaktuar si terroriste.

Ushtria izraelite tha se 33-vjeçari ishte arrestuar për aktivitete që kërcënojnë sigurinë rajonale.

Më herët këtë muaj, një gjykatë izraelite urdhëroi që Adnan të vendosej për katër muaj në burgim administrativ.

Sipas ligjit izraelit, të tillë të burgosur mund të mbahen për një kohë të pacaktuar pa gjyq dhe pa akuza.
Të premten, grupi izraelit i Fizikanëve për të Drejtat e Njeriut, tha se Adnan ishte në prag të vdekjes, duke sqaruar se ai vuante tashmë nga atrofia muskulare./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-21 13:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›