E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni “Sema”, ndihma për rreth 500 familje të izoluara

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Fondacioni "Sema” ka shpërndarë dje ndihma për rreth 500 familje në Rrethin e Peshkopisë, Bulqizës dhe Korçës.

Ne këtë fushate kontribuuan personeli i medreseve, nxënësit dhe prindërit e nxënësve si dhe tregtarë te ndryshëm te këtyre rretheve.

Gjatë një prononcimi për mediat pas takimit me prefektin e Qarkut të Dibrës, drejtori i Fondacionit “Sema”, Ali Budak, deklaroi se shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në shumë zona shpërndarja e ndihmave u krye me helikopter pasi trashësia e madhe dhe reshjet e dendura të dëborës bënë të pamundur arritjen në destinacion nëpërmjet tokës./Start/

                                                                                             2012-02-20 11:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›