Izrael, nis ndërtimi i vendbanimeve në Jerusalemin Lindor
Ministri i brendshëm i Izraelit, Eli Jishai, ka dhënë miratimin final për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në Jerusalemin Lindor.
Miratimi fillestar ishte dhënë vitin e kaluar, gjatë vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Xhoe Bajden, ku u shkaktua një përplasje diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Izraeli e konsideron Jerusalemin Lindor, që është marrë nga Jordania, në vitin 1967, si pjesë “e kryeqytetit të pandarë” të tij, status ky që nuk njihet ndërkombëtarisht.
Palestinezët e dëshirojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm dhe kanë thënë se nuk do t`i vazhdojnë bisedimet paqësore, nëse Izraeli vazhdon të ndërtoj në këtë territor dhe në Bregun Perëndimor.