Izrael, plan për ndërtimin e 1.100 banesave

Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit pritet të shqyrtojë kërkesën e Palestinës për njohjen e saj si shtet, Izraeli duket se po rëndon më tej situatën. Shteti hebre ka miratuar një plan për ndërtimin e 1. 100 banesave në vendbanimet hebre të Gilo, në rrethinat e Jeruzalemit. Pikërisht ndërtimi i këtyre vendbanimeve u bë shkak për ndërprerjen e dialogut për paqe mes Palestinës dhe Izraelit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një negociator i të dy palëve, i ka bërë thirrje Izraelit që ti japë fund këtij plani ndërtimesh në zonat e pushtuara palestineze. Rreth 500 mijë hebre jetojnë në këto vendbanime të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar, pavarsisht kundërshtimit të izraelit. Ky plan parashikon ndërimin e shtëpive të vogla, ndërtesave publike një shkollë dhe një zonë industrale.
"Kjo është një dhuratë e bukur për Rosh Hashanah, ose vitin e ri Izraelit" deklaroi Yair Gabay, pjesë e komitet për planin e Jeruzalemit. Deri më tani, autoritet kanë aprovuar ndërtimin e 3 mijë shtëpive në Gilo, përgjatë dy viteve. Edhe më herët Izraeli ka ndërmarrë nisma që për ndërtimin e këtyre vendbanimeve, por kanë hasur në kundërtshitmin e fortë të OKB dhe shteteve të tjera.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme presidenti palestinez Mahmuad Abaz deklaroi se këto vendbanime janë në një pushtim dhe se janë arsyeja kryesore që shteti palestinez ndërpreu dhe nuk do të fillojë negociatat e paqes deri në momentin që Izraeli do të mbajë të njëjtin qëndrim.