Tadiq: Thirrje për qetësi në veri
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është shprehu i shqetësuar për përleshjet dhe për përkeqësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës për përmbajtje dhe qetësi.
“Apeloj për qetësimin e situatës, sepse ruajtja e paqes dhe e dialogut është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve”, tha Tadiq, ndërsa shtoi se forcat ndërkombëtare janë aty për t’i mbrojtur qytetarët duarthatë, e jo të përleshen me ata.
Sipas një njoftimi të presidencës serbe, Tadiç i ka bërë thirrje KFOR-it për përmbajtje maksimale.