Situata në Jarinë, Ban Ki-Moon thirrje për qetësi

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të përmbahen nga aksionet e njëanshme, si dhe ka kërkuar nga aktorët ndërkombëtarë që t’u përmbahen mandateve të tyre.
Ndërkohë sipas mediave kosovare KFOR-i ka dërguar trupa shtesë në pikën kufitare të Jarinës. Kosovapress thekson se ka shkuar në 17 numri i serbëve ekstremistë të plagosur - 7 prej tyre janë në gjendje kritike, pas përleshjeve me KFOR-in, ndërsa gazeta “Blic” thekson se serbët në veri të Mitrovicës kanë shkatërruar dy makina të EULEX-it, si përgjigje e ngjarjeve në Jarinje