Ahmeti: Regjistrimi të mos politizohet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi sot se të gjitha partitë politike, mediat si dhe qytetarët që të mos e politizojnë procesin e regjistrimit, që do të zbatohet nga data 1 deri 15 të muajit të ardhshëm.
"Me rëndësi është për të gjithë qytetarët që regjistrimi të kalojë në rkohën më të mirë. Ligji për regjistrimin u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë pas debatit të gjatë dhe profesional të autoriteteve të vendit dhe të huaj. Ligji qartë tregon se duhet të regjistrohet dhe kjo çështje nuk duhet të politizohet ose të vihet në pikëpyetje ky proces. Qëllimi e regjistrimit është me qëllim të mirë dhe të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet e mundshme janë qartë të përfshira me Ligjin për regjistrim", tha Ahmeti pas një takimin me ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku.