E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon lirimin e Timoshenkos

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Ukrainës që të lirojë ish kryeministren Julia Timoshenko, pas rrëzimit që i bëri apeli kërkesës së saj për të rishqyrtuar dënimin me 7 vjet burg për akuzat për shpërdorim të pushtetit.

Ish kryeministrja u dënua në tetor, nën akuzat që lidhen me periudhën kur ajo ishte në pushtet, dhe gjykimi për të nisi  vetëm disa muaj pasi ajo humbi në zgjedhje kundrejt presidentit Viktor Janukoviç.

Dënimi i saj u konfirmua të premten. Njëri nga zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner tha se Uashingtoni është i "zhgënjyer" me vendimin e gjykatës.

“I kërkojmë qeverisë së Ukrainës që ta lirojë zonjën Timoshenko dhe ish zyrtarët tjerë qeveritarë që aktualisht po mbahen në paraburgim”, ka thënë Toner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›