E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, Berisha feston me fëmijët e fshatit SOS

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, festuan sot paradite, së bashku me fëmijët e fshatit SOS, festat e fundvitit.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për nënat dhe tezet e fshatit SOS për punën mjaft të vyer në misionin e tyre human për përkujdesjen ndaj fëmijëve.
 

“Dua të shpreh nderimin më të madh për nënat dhe tezet e fshatit SOS, për misionin e tyre fisnik që ato përmbushin duke u kujdesur për ju duke iu plotësuar gjithçka që ka një familje. Nderim të madh për këto zonja që kanë krijuar një praktikë të kujdesit të fëmijëve të cilët kanë nevojë për një familje alternative” ka theksuar Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha falenderoi të gjithë biznesmenët të cilët mbështesin fshatin SOS ndërsa garantoi se qeveria është e gatshme t`ju jap çdo mbështetje për të përmbushur këtë mision kaq njerëzor.
 

Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme, duke u uruar atyre një vit të mbarë e të gëzuar.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›