Izrael, shpërthen bomba, një i vdekur
Tel-Avivi (start)-Si pasojë e një atentati me bombë kundër një makine që ndodhi sot në Tel-Aviv, një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, bëri të ditur sot policia. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur një bomba e vendosur poshtë një veture shpërtheu ku si pasojë një person në brendësi të makinës humbi jetën dhe dy kalimtarë të tjerë u plagosën. Ai e cilësoi shpërthimin si një akt kriminal duke theksuar se identiteti i personit ishte ende i panjohur.