E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, nis procesi gjyqësor ndaj vrasjes së gazetares Politkovskaya

Moskë (start)-Në rusi, në gjykatën ushtarake ka nisur procesi gjyqësor për vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya. Për përfshirje në vrasjen e gazetares janë të akuzuar katër persona, të cilët akuzohen si ndërlidhës. Në mesin e të pandehurve nuk është as i dyshuari për vrasje, e as personi apo personat që urdhëruan vrasjen e saj, megjithëse mediat perëndimore akuzuar asaj kohe qeverinë ruse si të përfshirë në këtë vrasje.

Politkovskaya u qëllua për vdekje në shkallët e banesës së saj në Moskë, në tetor, 2006.Në shkrimet e saj, ajo ishte kritike e fortë e Kremlinit, sidomos për abuzimet e forcave ruse gjatë luftës në Çeçeni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›