Izrael, varroset hebreu i vrarë në Bregun Perëndimor
Grumbuj njerëzish izraelitë ndoqën të premten funeralin e një hebreu të vrarë ditën e enjte nga persona të armatosur palestinezë në Bregun Perëndimor të enjten.
Ushtria tha se Avshalom Meir Hai, një baba i shtatë, u vra kur makina e tij u dogj nga flakët e zjarrit pranë qytetit Nablus.
Komandanti i brigadës së zonës, koloneli Avi Gil, tha për Reuters se ushtria ka qenë duke hequr pikat e kontrollit nga rrugët në Bregun Perëndimor. Kjo konsiderohet përpjekje për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit për palestinezët, por Koloneli Gil shtoi se do të vendosë kufizime të reja nëse do të ndodhin sërish sulme të ngjashme në të ardhmen. Gil tha gjithashtu se gjatë vitit 2009 ka pasur 11 sulme të tjera me të shtëna në Bregun Perëndimor. Hai ishte shtetasi i parë izraelit i vrarë që nga muaji prill nga sulmet e militantëve në Bregun Perëndimor.
Raportet e shërbimeve shpëtuese bënë të ditur se shoferi, u qëllua në kokë, ndërkohë makina e tij u përmbys pasi u qëlluan mbi të.
Dëshmitarët palestinez thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën e incidentit, më pas policia ngriti postoblloqe pranë qytetit palestinez të Tulkarem.
Bëhet e ditur se dy grupe militante palestineze morën përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj shtetasit izraelit.