E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, viktima në kufi

Ushtria izraelite ka qëlluar ndaj protestuesve sirianë pro palestinezë kur ata u përpoqën të kalonin kufirin në lartësitë Golan.

Televizioni sirian foli për katër protestues të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë marshimit të mbajtur me rastin e 44 vjetorit të luftës gjashtë ditore në vitin 1967.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte bërë të qartë se nuk do të lejohej shkelja e kufinjve izraelitë nga ekstremistët, sic i quajti ai.

“Udhëzova forcat e sigurisë të veprojnë me vendosmëri dhe vetëpërmbajtje për të mbrojtur sovranitetin e kufinjve tanë, të qyteteve dhe të qytetarëve të këtij vendi. Elementët ekstremistë nuk duhen lejuar të kalojnë kufirin”, tha Netanyahu gjatë takimit të përjavëshëm të kabinetit në Jeruzalem.

Megjithatë, qindra demostrues u afruan televe me gjemba pranë kufirit Siri-Izrael. Shumë prej tyre mbanin në duar flamuj palestinezë dhe sirianë. Njerëz nga turma qëlluan me gurë ushtarët në anën tjetër të kufirit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›