E Diel, 1 Nëntor 2026

AIDS,OKB: 34 milion njerëz kanë mundur t`i mbijetojnë

Programi i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS ka bërë thirrje për rritjen e fondeve për trajtimin e hershëm të njerëzve me HIV.

Kreu i agjencisë, Michael Sidibe, tha se një studim i ri ka treguar se mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV-it me 96%. Një raport OKB-së tregon se ka patur një rënie rreth 25% në infeksionet e reja me HIV dhe një reduktim të vdekjeve që lidhen me SIDA-n gjatë dekadës së fundit.

Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme pritet të takohet në selinë e OKB për të diskutuar mbi epideminë, javën e ardhshme, me 20 udhëheqës botërorë dhe më shumë se 100 ministra pritet të marrin pjesë.
 

Sipas të dhënave, rreth 34 milion njerëz kanë mundur t`i mbijetojnë virusit HIV deri ne fund të 2010-s, ndërsa rreth 30 milion kanë vdekur nga shkaqe që lidhen me SIDA që nga viti 1981.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›