E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Gati për lëshime të dhimbshme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u shpreh i gatshëm për lëshime të dhimbshme për të arritur paqen historike me palestinezët, madje dhe territoriale që ata kërkojnë për të krijuar shtetin e tyre.

Duke folur në Kongresin amerikan, një bastion përkrahjeje për Izraelin siç e cilësoi Reuters, kryeministri izraelit përsëriti kushtet për paqe. Ato përfshijnë njohjen e Izraelit nga palestinezët si tokën e hebraikëve dhe anullimin e marrëveshjes mes Presidentit palestinez Mahmud Abaz dhe levizjes islamike Hamas.

“Jam i gatshëm të bëj kompromise të dhimbshme për të arritur këtë paqe historike. Si lider i Izraelit është përgjegjësia ime të udhëheq njerëzit drejt paqes. Tani kjo nuk është e lehtë për mua, nuk është e lehtë sepse unë e pranoj që një paqe e vërtetë do të kërkojë të japim pjesë nga mëmëdheu ynë i lashtë”, u shpreh Netanjahu.

Megjithëse Netanjahu la të kuptohet gjatë fjalimit në Kongres se do të dorëzojë disa vendbanime në Bregun Perendimor, ai tha se të tjerat do të aneksohen në ndonjë marrëveshje të ardhshme për paqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›