Zanier Kodi zgjedhor i ndryshuar ne 2012 baze solide per zgjedhje te mira

Sekretari i pergjithshem i OSBE-së Lamberto Zannieri permes nje deklarate ben te ditur se ka patur një takim produktiv me kryetarin e PS te Shqiperise Edi Rama.
Diskutuam një numër çështjesh, duke përfshirë edhe rolin i Shqipërisë në OSBE, zhvillimet në Evropën Juglindore dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri- thekson zanier. Gjatë takimit, dëgjova me kujdes për shqetësimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit që lidhen me zgjedhjet parlamentare dhe konkretisht për rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve- vijon deklarata.
Sekretari I pergjithshem i OSBE-së Lamberto Zannieri thekson me tej se pret që të gjitha palët të kontribuojnë për të sjellë shkallën e duhur të legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor, duke filluar me plotesimin e perberjes se Komisionit Qendror te zgjedhjeve dhe sigurimin e një funksionimi të plotë te tij.
Besoj se Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2012 përbën një bazë solide për zhvillimin e zgjedhjeve të mira- vijon deklarata e zotit Zanieri. "
Ai shpreh besimin se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në zhvillimin e ndërveprimit konstruktiv mes forcave politike shqiptare dhe forcimin e Qeverisjes demokratike