E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli arreston një zyrtar të lartë të Hamasit

Ushtria izraelite thotë se ka kapur një anëtar themelues të krahut ushtarak të grupit palestinez, Hamas.
Një zëdhënës tha se militanti, Maher Awda, u kap mbrëmë natën pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor. Ai ka qenë i kërkuar për më shumë se dhjetë vjet në lidhje me një seri sulmesh me bomba në Izrael, në të cilat më shumë se shtatëdhjetë vetë u vranë.
Një deklaratë nga Hamasi tha se Maher Awda u arrestua me ndihmën e forcave të sigurisë të presidentit palestinez në një fshat nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›