Bagdat, arrestohen 220 persona të dyshuar si të al-Kaidës
Bagdat (Start)- Forcat irakiane arrestuan 220 persona të dyshuar si pjesëtarë të al-Kaidës në provincën perendimore Anbar, një ish-bastion i rrebelëve. Shefi i policisë së provincës, dhe ushtria amerikane, njoftuan se aksioni është ndërmarrë për kërkimin e anëtarëve të al-Kaidës.
Policia ka bastisur një shtëpi në fshatin Owesat, në jug të provincës Anbar, ku ata mendonin se fshiheshin rebelët e organizatës, deklaroi shefi i policisë së Anbarit për agjencinë Reuters.
"Këta persona të armatosur po kontrollonin këtë zonë dhe mendonin se mund të ishte një vend i sigurt për ata. Morëm iniciativën dhe kryem një bastisje të guximshme", deklaroi ai.
Ky vend ndodhet në një zonë përgjatë lumit Eufrat në kufi midis provincave Anbar dhe Babil, e quajtur nga forcat amerikane si "trekëndëshi i vdekjes" pas ndërhyrjes ushtarake të vitit 2003, për shkak të rebelimit aty. Tani zona nuk paraqet rrezik, duke u konsideruar e qetë.