Libia depoziton 1.5 miliardë dollarë për viktimat e terrorizmit
Uashington (Start)- Departamenti i Shtetit njofton se Libia ka depozituar 1.5 miliardë dollarë në një fond për viktimat e terrorizmit. Ky hap do të heqë një pengesë kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Libi.
"Administrata Bush do të veprojë menjëherë për shpërndarjen e këtyre fondeve", theksoi në një komunikatë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
Krijimi i fondit u pranua që në muajin gusht nga Shetet e Bashkuara dhe Libia, për t’i dhënë fund pretendimeve të të dyja palëve pët terrorizëm.
Viktimat amerikane që do të mbulohen nga fondi përfshijnë ata që humbën jetën në atentatin e vitit 1988 kundër avionit "Pan Am" mbi qiellin e Lockerbie, Skoci, ku vdiqën 270 persona, dhe sulmin e vitit 1986 në një disko në Berlinin Perëndimor, ku vdiqën tre persona, dhe u plagosën 229.